Dosje me lidhesë tip i vjetër
Përdorimi i parë i ketij modeli në Shqipëri nuk dihet sakte në cfare viti ka filluar të perdoret por është një nga modelet qe e keni hasur shpesh neper filmat e vjeter apo dokumentarët. Por ajo që dihet është qe ky model është përdorur masivisht gjate periudhës se komunizmit.
Dhe ne vitet e demokracisë ku tregu u hap me modele të tjera të ngjashme, ndoshta dhe më të bukura si pamje, keto lloj dosje nuk e kan humbur simpatine e arkivuesve pasi janë të vetmet që janë rezistente.
Prodhimi i tyre është komplet i bërë me dorë (handmade), lidheset anësore llapave, e bejne lidhjen e dokumentave akoma më të fortë dhe për këtë arsye e themi me krenari që është një nga dosjet për arkivim dokumentash më të mira në tregun shqiptare.